Gjendet një person i vdekur te diga e Liqenit Artificial, ulur në një stol

Një person është gjetur pa shenja jete te diga e Liqenit Artificial, në Tiranë.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që panë trupin e të moshuarit, rreth 75 vjec, në orën 22:45 të mbrëmjes së sotme.

Nga hetimet paraprake nuk ka shenja dhune në trup, dhe dyshohet për vdekje natyrale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, dhe identitetin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?