Gjendet një shqiptar i varur në një park në Milano

Një 35-vjeçar nga Shqipëria është gjetur i varur me rripin e pantallonave në një park në Milano.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës rreth orës 16:45. Disa qytetarë kishin parë trupin të varej nga një pemë 9 metra e lartë dhe njoftuan menjëherë policinë.

Megjithatë mbërritja e efektivëve nuk ka mundur që të shpëtojë dot jetën e 35-vjeçarit. Ështe dashur ndihma e zjarrfikëses për të zbritur trupin e pajetë. Identiteti i tij nuk bëhet i njohur por Corriere della Sera shkruan se ai nuk kishte asnjë precedent penal dhe nuk kishte adresë të regjistruar banimi në Milano.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pistat ku po heton policia për ngjarjen janë ajo e vetëvrasjes por gjithësesi po priten përgjigjet e konsullatës për të verifikuar lidhjet familjare dhe jetën që bënte 35-vjeçari në Itali. 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?