Gjendet një trup i pajetë buzë liqenit të Pogradecit

 

Një ngjarje e rëndë është raportuar gjatë pasdites së kësaj të shtune nga qyteti i Pogradecit, ku banorë të rastit kanë zbuluar një kufomë në breg të liqenit dhe e kanë raportuar menjëherë për forcat e policisë. Forcat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga këqyrja e trupit të pajetë është mësuar se kufoma është e seksit mashkull, dyshohet e moshës 20-30 vjeç, ndërkohë që nuk duket të ketë shenja dhune në trup. Megjithatë, policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e kufomës, si dhe për të mësuar shkaqet e ngjarjes, nëse është një trup i nxjerrë në breg nga liqeni apo kemi të bëjmë me ndonjë krim. 

SHKARKO APP