Gjendet pa jetë 67-vjeçari në Fier, dyshohet se është vrarë me mjet prerës
Aktualitet E Shtunë, 11 Qershor 2022 08:46
Një 67-vjeçar është gjetur pa jetë ditën e sotme në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave.
Policia bën me dije se shtetasi me inicialet P.GJ dyshohet i vrarë me mjet prerës, i cili ka qenë i punësuar roje te serat.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.