Gjendet pa shenja jete në vendin e punës shqiptari në Itali

Një 42-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Leçe, të Italisë.

Mediat italiane, bëjnë me dije se shqiptari i identifikuar si F.C. i cili banonte në Taviano, është gjetur pa shenja jete i shtrirë në tokë, në vendin e punës.

Mësohet se ai punonte në një strukturë private, kujdesej për gjelbërimin, krasitjen e pemëve dhe kopshtit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Informacionet janë kontradiktore dhe ende nuk dihet nëse shqiptari ra nga pema gjatë krasitjes dhe humbi jetën apo shkak ka qenë ndonjë goditje kardiake që i mori jetën në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?