Gjendet pa shenja jetë një 50-vjeçar në Shkodër

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Shkodër, në sediljen e pasagjerit të një makine në pronësi të një subjekti tregtar. Sipas policisë, dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i shtetasit E. M. u gjet rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa”. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkodër / Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa” brenda automjetit në pronësi të një subjekti tregtar, në serdilen e pasagjerit është gjetur pa shenja jete shtetasi E. M., rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?