Gjendet pas 3 ditësh trupi i pajetë i turistit holandez, hyri në Osum për t’u larë

Pas tre ditësh është gjendur trupi i pajetë i turistit holandez, i cili u mbyt në lumin e Osumit.

Trupi i pajetë i 68-vjeçarit është gjetur nga palombarët e forcave Renea dhe do të transportohet drejt murgut të Institutit te Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Jules Schuurmans u fut për tu larë në lumë së bashku me bashkëshorten mbrëmjen e 8 Majit, por e mori rrjedha e ujit dhe u mbyt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa gruaja arriti të dalë dhe mori ndihmë mjekësore në spitalin e Beratit. E tronditur 64-vjeçarja njoftoi policinë dhe nisën kërkimet, por trupi i tij nuk e gjet deri më sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?