Gjendet pas 8 ditësh, trupi i peshkatarit në Butrint

Polumbarët e Forcave Detare kanë mundur ta gjejnë vetëm gjetur pas tetë ditësh trupin e pajetë të Edmond Shahinit, personit që u mbyt në Butrint.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 22 marsit në Liqenin e Butrintit, teksa varka ku ndodheshin babë e bir u përmbys.

Djali i Shahinit arriti të dalë me not nga liqeni, ndërsa trupi i 48-vjeçarit nuk ishte gjetur deri ditën e sotme.

 

SHKARKO APP