Gjendet stadiumi “binjak” i “Air Albania” në Meksikë (Foto)
Stadiumi i ri në kryeqytet që do të mbajë emrin “Air Albania” ka një impiant të ngjashëm në pamjen e jashtme dhe të brendshme me një stadium në Meksikë, kështu shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.
Stadiumi në fjalë është ai që mban emrin “Nemesio Diez” dhe i përket skuadrës së Toluka në Meksikë.
“Ekipi i Toluka dhe përfaqësuesja e Shqipërisë ndajnë stadiume shumë të ngjashëm. “Nemesio Diez” dhe “Air Albania Stadium” kanë pamje të brendshme dhe të jashtme thuajse të ngjashme”, shkruan versioni online i të përditshmes spanjolle për Meksikën duke hedhur edhe fotot e fundit nga stadiumi në kryeqytetin shqiptar.
Aty saktësohet se stadiumi i klubit meksikan është me një kapacitet prej 30 mijë vendesh, ndërsa ai shqiptar vetëm 22500 dhe do të hapë dyert për publikun në javën e ardhshme për ndeshjen kundër Francës.
Për më shumë shihni fotot.