Gjendet thika me të cilën u godit 14-vjeçari, Martin Cani

Disa ditë pas krimit, që tronditi thellë shoqërinë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar thikën e përdorur në vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Është gjetur në afërsi të Gjykatës së Apelit në rrugën e Elbasanit. Bashku me thikën është gjetur edhe çanta e shkollës së 14-vjeçarit, autor i ngjarjes. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë më 18 nëntor pranë shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë.

Ndërkohë sot gjykata vendosi arrest me burg për autorin e dyshuar.

SHKARKO APP