Gjendet trupi i pajetë i një personi në Korçë, dyshohet të jetë vrarë

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një banesë në qytetin e Korçës.

Viktima është gjetur i vdekur në lagjen nr.8 të qytetit juglindor.

Mësohet se i ndjeri është Novruz Shyti 56 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e rastit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga të dhënat paraprake mendohet se Shyti mund të jetë vrarë, teksa uniformat blu janë thelluar më shumë për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?