Gjendet trupi i pajetë i një të moshuare në lumin Vjosë, ja çfarë thotë policia
Një grua është gjetur e pajetë këtë mëngjes në hyrje të qytetit të Përmetit, në vendin e qyajtur “Ish Parku”.
Policia bën me dije se është njoftuar nga një telefonatë që ka ardhur në sallën operative.
Gruaja e pajetë është identifikuar si shtetasja R. Sh., 67 vjeçe, banuese në Përmet.
Njoftimi
Rreth orës 09:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative, se në hyrje të qytetit të Përmetit, në vendin e qyajtur “Ish Parku”, në lumin Vjosa është gjetur e pajetë, në dukje pa shenja dhune, shtetasia R. Sh., 67 vjeçe, banuese në Përmet.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

