Gjendet trupi i pajetë i turistit çek, që u mbyt në Kir

Një turist çek është mbytur sot në lumin Kir në Prekal të komunës Postribe. Sipas policisë shtetasi i huaj i pa identifikuar ende ishte për rafting  dhe i është përmbysur varka. Në varkë me të ka qenë edhe një shtetase çeke, e cila ka shpëtuar pa pësuar dëmtime për shëndetin. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe polumbarë të RENEA-s, që mundën të gjenin trupin e pajetë të turistit çek. Nuk është hera e parë që ndodh me turistë çekë, të cilët vizitojnë vendin tonë, të përfshihen në tragjedi të këtij lloji

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?