Gjendet vendndodhja e autorit të dyshuar që vrau policin në Lezhë. Mund të fshihet nën ujë
Vendndodhja e Aldi Ramës, autorit të vrasjes së policit Saimir Hoxha gjatë operacionit anti-drogë është gjetur nga policia.
Efektivët kanë rrethuar zonën, por ndalimi është i vështirë për shkak se zona është kënetë dhe mund të fshihet lehtësisht në ujë.
Policia ka ndërhyrë edhe nga ajri me helikopterë për lokalizimin e të riut, i cili në këto momente është një rrezik potencial, pasi është duke qarkulluar i armatosur.
Mësohet se vrasja ka ndodhur në një postbllok të ngritur nga policia në Ishull Lezhë. Policia ka vënë re një makinë të dyshimtë dhe i ka kërkuar që të ndalonte.
Ndërsa oficeri Saimir Hoxha ka shkuar për ta pyetur e kërkuar dokumentacionin e nevojshëm, i riu ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar për vdekje.
Më pas autori është larguar me makinën, por rreth 3 minuta larg vendit të ngjarjes është gjetur mjeti i tij. Kjo ka krijuar dyshimet se autori është larguar në këmbë.