Gjendja e akseve rrugore në vend/ ARRSH: Kujdes lagështirën në rrugë dhe respektoni sinjalistikën

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore dhe është punuar në akset: Kuben Vasije, Qafë Bualli-Krastë, Qafe Mali-Fierzë, Koplik-Bogë-Dedaj-Razëm, Qafë Çelë-Pukë, Qafë Dush-Peshkopi, në akset e Tropojës, në akset e Kukësit.

“Në të gjitha këto segmente qarkullimi kryhet pa problem, në fushë Bulqizë bora është shoqëruar dhe me erë të fortë. Lëvizet me zinxhirë në Ura e Cerenecit-Stebleve dhe Trebisht –Doganë, ku trashësia e borës ka arritur në 20 cm,” njofton ARRSH.

Sipas njoftimit ne Rajonin Jugor, vetëm në Qarkun e Korçës ka pasur reshje bore ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës qarkullimi kryhet pa problem.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu sipas ARRSH mjetet edhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në gatishmëri dhe kanë marrë masat e duhura edhe për ditët në vijim në rast përkeqësimi të motit.

Swiss Digital Mobile Reklama

ARRSH u bën thirrje drejtuesive të mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?