Gjendja e emergjencës, Balla pret trupat rumune. Mbërrijnë edhe dy avionë nga Turqia dhe Zvicra

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ambasadori i Rumanisë në Tiranë, Mircea Perpelea kanë pritur në aeroportin e Rinasit mbërritjen dy avionëve Hercules të ushtrisë rumune, me 52 specialistë për situata katastrofash natyrore, të pajisur me pajisje kërkimi nën rrënojat e ndërtesave. Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS-së, Balla deklaron se menjëherë pas mbërritjes skuadrat e kërkimit u nisën për të ndërhyrë në Durrës. Gjithashtu Balla bën me dije se sapo mberritën në Rinas edhe dy avionë nga Turqia dhe nga Zvicra.

Postimi i plotë i Taulant Ballës

Mberrijnë në aeroportin e Rinasit dy avionë Hercules të ushtrisë rumune me 52 specialistë për situata katastrofash natyrore, të pajisur pajisje kërkimi nën rrënojat e ndërtesave. Bashkë me Ambasadorin rumun Perpelea u shpjeguam skuadrave situatën dhe domosdoshmërië e vijimit të kërkimeve gjatë natës nën rrenojat e ndërtesave të shkarruara. Skuadrat u nisen ndërkohë për në Durrës. Po ashtu sapo mbërriten edhe dy avione nga Turqia dhe nga Zvicra. #faleminderitpërSOLIDARITETIN

SHKARKO APP