Gjendja e rrugëve në vend nga reshjet e dëborës dhe shiut

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në disa akse rrugore. Ministria e Brenshme sqaron se situata është më problematike në Dibër e Kukës. Veç qarkullimit, dëbora dhe shiu kanë krijuar probleme në furnizimin me energji elektrike.

Qarku Kukës. Gjatë gjithë natës janë regjistruar reshje dëbore e shiu, të shoqëruara me erë të fortë. Temperatura e rregjistruara -4 deri në 5 gradë celsius. Lartësia mesatare e dëborës është në zonat urbane rreth 20 cm, kurse rurale 30-40 cm.

Akset kombëtare: Të gjitha akset nacionale aktualisht janë në përgjithësi të qarkullueshme pa zinxhirë, por në disa segmente të rrethit të Tropojës, për siguri përdoren zinxhirë.

Anes Rrugës se Kombit trashësia e dëborës është 45 cm, por mbi trupin e rrugës nuk ka dëbore sepse 8 borëpastrueset janë vazhdimisht në punë.

Aksi Kolsh-Qaf Shllak, trashësia e dëborës 30 cm, po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë.

Kukës-Draj Reç, trashësia e dëborës 25 cm, po punojnë 4 borëpastruese e 1 fadromë.

Kukës-Ura e Zapodit, trashësia e dëborës 20 cm, po punojnë 1 borëpastruese dhe 1 fadromë.

Kukës-Krumë, në Qaf të Toblit, trashësia e dëborës është 30 cm dhe punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë.

Krumë-Qafe Prushi-Kam, trashësia e dëborës 30 cm, po punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë.

Plepa-Kam-Sopot, trashësia e borës në Qafë Luzhë 40 cm, punojnë 2 borëpastruese, 2 fadroma.

Bajram Curri-Valbonë, trashësia e dëborës 35 cm, punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë. B.Curri-Qafe Morinë, trashësia e dëborës 8 cm, punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë.

B.Curri-Fierzë, punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë, trashësia e dëborës në zonën e Lekbibaj 35 cm.

Pa energji: Në bashkinë Kukës si pasojë e motit aktualisht janë pa energji: Njësitë Administrative Grykë-Çaj, Kalis, Bushtricë dhe Arrën, të cilët furnizohen nga Nënstacioni në Fushë Aliaj, Peshkopi, i cili ka një defekti në rrjetin e furnizimit.

Njësitë Administrative Bicaj, Ujmisht e Tërthore, gjithashtu janë pa energji nga rrëzimi i shtyllave dhe këputja e telave nga era e fortë.

Bashkia Tropojë – Njësia Administrative Lekbibaj.

Bashkia Has: Njësia Administrative Golaj, fshatrat Vlahën e Nikoliç.

Qarku Dibër. Në këtë qark deri në mesnatë ka patur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 800 m reshjet kanë qenë në formë dëbore, por jo intensive.

Akset rrugore nacionale janë të kalueshme me vështirësi në qarkullim për shkak të dëborës. Në disa segmente qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Rrugët:

Njësia administrative Kala e Dodes 15 cm.

Aksi rrugor Peshkopi-Kala e Dodës qarkullohet me vështirësi me zinxhirë.

Njësia administrative Lurë rreth 35 cm, aksi rrugor Lurë-Kurbnesh-Rëshen për momentin i bllokuar.

Njësia administrative Sllovë 15 cm, rruga kombëtare e kalueshme.

Njësia administrative Selishtë 30 cm, aksi rrugor Muhurr-Selisht i bllokuar.

Njësia administrative Arras rreth 5 cm, segmenti rrugor rruga kombëtare-Arras e bllokuar sepse ka patur rrëshqitje dheu në fshatin Grykë Nokë dhe për momentin vazhdon e bllokuar. Njësia administrative po punon për hapjen e saj.

Njësia administrative Melan të bllokuara janë rrugët rurale të fshatrave Bellovë, Cerjan, Zagrad dhe Rapdisht, 20 cm.

Njësia administrative Kastriot 15 cm, janë të bllokuara 2 fshatra Vrajnt dhe Limnjan.

Njësia administrative Ostren 20 cm, rruga Ostren-Trebisht-Gollobordë-Klenjë e bllokuar. Njësia administrative Trebisht 40 cm, aksi rrugor Ura e Çerenecit-Stëbleve për momentin i bllokuar, por subjekti kontraktues po punon me mjete për hapjen e saj.

Njësia administrative Gjoricë trashësia e dëborës 8 cm, rrugët janë të bllokuara vetëm në fshatrat Lubalesh dhe Veçisht.

Njësia administrative Zerqan trashësia e dëborës 25 cm dhe rrugët janë të bllokuara. Gollobordë-Trebisht e bllokuar.

Krastë- Qafë Bualli e kalueshme me zinxhir. Njësia administrative Xibër e bllokuar. Njësia administrative Macukull e bllokuar.

Në Njësinë administrative Kala e Dodës, Shupenzë, Xibër, Macukull mungon energjia elektrike.

Qarku Elbasan. Në qarkun e Elbasanit ka patur reshje mesatere shiu dhe në lartësinë mbi 600 m reshjet kanë qënë në formë dëbore.

Në rrugët kombëtare dhe rurale ka prezencë të dëborës, por jo ne rrugë.

Në aksin Elbasan-Librazhd ka vështirësi në qarkullim për shkak të rënies së inerteve.

Në segmentin Prenjas-Qafë Thanë ka rreth 20 cm dëborë, por qarkullimi vazhdon pandërprerje duke përdorur zinxhirët.

Në aksin Librazhd- Stëblevë, ka rreth 20 cm dëborë dhe qarkullimi bëhet me vështirësi.

Qarku Lezhë. Në Rrugën e Kombit, në fshatin Skuraj, të Njësisë Administrative Milot, për riparimin e argjinaturës së dëmtuar nga prurjet e lumit Mat, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë punuar 20 mjete transporti, 6 kamionë vetëshkarkues të tonazhit të rëndë nga Forcat Ushtarake, kurse 10 kamionë të tonazhit të mesëm, 3 eskavatorë dhe 1 fadromë janë angazhuar nga subjekti kontraktues.

Qarku Shkodër. Rrugët kombëtare dhe rurale në rrethet Shkodër dhe Malësi e Madhe janë të hapura por në disa segmente qarkullimi bëhet me vështirësi për shkak të kushteve të motit dhe ngricave.

Në rrugët kombëtare dhe rurale të rrethit të Pukës, si Qafë Mali- Qafë Shllak- Fierzë, Fushë Arrzë- Bardhoc ka vështirësi kalimi për shkak të ngricave, por rrugët janë të hapura dhe subjekti kontraktor po i trajton ato vazhdimisht me kripë.

Vetëm segmenti rrugor Bardhet-Iballë vazhdon i bllokuar. Në rrethin e Pukës ka probleme të shpeshta me ndërprerje të energjisë elektrike.

Një pjesë e konsiderueshme e zonave rurale janë pa energji për shkak të këputjes së telave nga akulli.

Qarku Korçë. Në të gjithë qarkun ka patur reshje mesatare shiu, kurse në zonat malore reshjet kanë qënë në formë dëbore.

Të gjitha rrugët kombëtare dhe rurale janë të hapura por në disa segmente qarkullimi bëhet me vështirësi për shkak të dëborës.

Rrugët kombëtare Qafë Thanë-Qafë Plloçë, në Qafë Plloçë, Qafë Qarri dhe Qafë Bigllë, të fshatit turistik Dardhë ka prezencë të dëborës dhe vazhdojnë reshjet me intesitet mesatar.

Nuk ka bllokime të rrugëve por në disa segmente rrugore qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Në të gjithë qarkun ka rënë dëborë në lartësinë 15 cm, kurse në fshatin turistik Dardhë trashesia e dëborës është 40cm. Rruga Boboshticë-Dardhë është e kalueshme me zinxhirë. Ka vështirësi në qarkullin e mjeteve në rrugën Korçë-Voskopojë, për shkak të dëborës së rënë dhe në Qafën e Qarrit, në segmentin rrugor Korçë–Ersekë, për shkak të ngricës.

Qarku Berat. Në këtë qark deri në mesnatë pati rënie të reshjeve mesatare të shiut, kryesisht në rrethin e Beratit dhe të Skraparit. Në zonat malore të Skraparit reshjet ishin intensive dëbore. Ujrat e lumenjve në këtë qark u rritën dhe lumi i Osumit doli nga shtrati në territorin e bashkisë së Urës Vajgurore, duke përmbytur 4 banesa dhe rrethuar nga uji 10 të tjera.

Strukturat e emergjencës evakuuan 4 familjet duke i strehuar tek të afërmit e tyre.

Ujrat e lumit dolën edhe në territoret e Njësive administrative Velabish dhe Otllak duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore.

Qarku Vlorë. Në Qafën e Llogarasë lartësia e dëborës shkoi deri në 10 cm dhe në vendin e quajtur “Pisha Flamur”, u bllokuan disa mjete nga prezenca e dëborës në trupin e rrugës. Mjetet e subjektit kontraktues ndërhynë duke pastruar dëborën dhe trajtuar me kripë. Më pas qarkullimi u normalizua plotësisht.

Prezencë të rritur uji pati edhe në qytetin e Vlorës sidomos në vendin Pusi i Mezinit. Forcat dhe mjetet e bashkisë ndërhynë duke normalizuar situatën.

SHKARKO APP