Gjenerali amerikan Wesley Clark: Putin do të përfundojë si Millosheviçi. NATO në luftë po iu prekën kufijtë

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s, gjenerali amerikan Wesley Clark, njeriu që drejtoi fushatën e bombardimeve të aleancës kundër forcave serbe në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës, thotë se vendet e NATO-s sot duhet të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur forcat ukrainase në fushën e betejës.

Megjithatë, sa i takon mundësisë së zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, aty ndan mendimin se aleanca duhet të mbetet brenda kufijve të saj. Clark sheh një tjetër mënyrë ndëshkimi për Vladimir Putinin.

Ai tha për REL se mekanizmat ndërkombëtarë duhet ta padisin presidentin rus dhe gjeneralët e tij për krime lufte. “Nëse cilësohet si kriminel lufte, vendet e tjera nuk mund të merren me të, institucionet financiare nuk mund të merren me të dhe ai do të përfundojë si ish-presidenti serb, Sllobodan, Milloshevic në gjyq, në Hagë”, thotë gjenerali.

Moska, sipas tij, ka angazhuar 100% të forcave të saj luftarake dhe trupat e saj kanë qenë tepër të paafta. Ato janë të cenueshme nëse vendet e NATO-s individualisht i ofrojnë Ukranës anti-tanke dhe mbështetjen ajrore – të nevojshme për t’i zmbrapsur hovin rus. Nga ana tjetër, ish komandanti i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s, thekson po ashtu se aleanca duhet të ndërmarrë një varg masash për t’u përgjigjur, nëse Rusia shkel kufijtë e saj.

Sipas tij, objektivi real i Putinit është të shkatërrojë mundësinë që Ukraina të rreshtohet me Perëndimin, të përfshijë NATO-n dhe të mposhtë NATO-n me kërcënimin ose përdorimin e armëve bërthamore ose të armëve kimike dhe pastaj të rimarrë kontrollin e Evropës Lindore dhe ta detyrojë SHBA-në të largohet.

SHKARKO APP