Gjeneratat e reja duan të ikin/Çausholli: Rinia është pa drejtim
E ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon, gazetarja Arlinda Çausholli foli për nismën “Fit for future” (I stërvitur për të ardhmen), duke thënë se është një program komunikimi që shërben për të zgjuar ndjesitë në lidhje me njëri-tjetrin. Kjo nismë është një program komunikimi dhe zhvillimi që synon për të zgjuar disa ndjesi të cilat i kemi në gjumë. Ndjesi në lidhje më njëri-tjetrin, me veten , po shtrihet në disa fusha në biznes apo edukim”, thekson gazetarja.
Shoqëria shqiptare në tërësinë e vet është në gjumë?
Po. Mendoj që jo vetem mund të jetë në gjumë por është edhe në ëndrra jo të mira. Ka një tërheqje masive drejt negativitetit dhe ankesës.
Kriza që egziston sot në familje apo shoqëri?
Nuk mund të quhet më krizë sepse është një stil jetese që na ka hequr zërin, trurin mendjen apo ndoshta edhe shpresën. Përpiqem të zgjoj sepse ka energji. Mundohem që ato ndjesi që janë të bukura të jetojnë. Kam marrë një trekëndësh që është mësuesia, prindërimi dhe fëmijët. Këtij trekëndëshi mundohet ti jap sugjerime që të munden të bashkëpunojnë më mirë me njeri-tjetrin.
Gjeneratat e reja duan të largohen nga vendi?
Fëmija sot kërkon fleksibilitet, ky është edhe çelësi që krijon mundësi që fëmija të drejtohet aty ku ka dëshirë dhe ku është më shumë e nevojshme. Komunikimi është shumë i rëndësishëm, bëhem zëri i tyre dhe të njëjtën kohë i jap rëndësi çdo lloj shqetësimi që kanë. Ne jemi rritur me idenë që i vogli nuk flet, por dëgjon të rriturit. Ka ardhur koha që ne ti kushtohemi atyre që janë më të brishtë dhe më të vegjël.
Cili është motivimi yt?
Njerëzit, për të bërë diçka të dobishme për të lënë gjurmë.
Nuk je egoiste?
Jo, nuk kam pse të jem egoiste.
KOHA JONË SONDAZH

