“Gjeografia e zjarreve”, Ministria e Mbrojtjes skanon zonat më të vështira

Prej orëve të para të mëngjesit është intensifikuar puna për shuarjen e zjarreve në vatrat aktive të mbetura në të gjithë territorin e vendit.
Zjarri në Gadishullin e Karaburunit, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë është eliminuar në pjesën më të madhe të vatrave, por është riaktivizuar një vatër intensive në malin e Dukatit, e cila ishte e shuar pak ditë më parë.

Sot në mbështetje të forcave tona operacionale është edhe një helikopter i ardhur nga Holanda.

Gjatë natës ka patur një vatër të re në Gjirin e Gramës, ku gjithashtu po punohet për shuarjen e flakëve me forca të shtuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarri pranë pikës kufitare Rips në fshatin Livadhja, bashkia Finiq ka rënë në një terren të vështirë, por po mbahet nën kontroll për të shmangur rrezikun e banesave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një zjarr i rënë në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier ka angazhuar forcat operacionale prej orësh, të cilët po punojnë për ta mbajtur nën kontroll. Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe helikopteri i ardhur nga Çekia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?