Gjeorgji, Presidenti i ri Mikheil Kavelashvili betohet, pavarësisht protestave

Mikheil Kavelashvili është betuar si president i ri i Gjeorgjisë, në një ceremoni në parlament, pavarësisht protestave për javë të tëra dhe refuzimit të paraardhëses së tij, Salome Zourabichvili, për të pranuar zgjedhjen e tij.

Kavelashvili, një ish-futbollist i kombëtares, 53 vjeç, bëri betimin e tij mbi Bibël dhe kushtetutën e Gjeorgjisë duke u betuar se do t’i shërbente interesave të vendit.

Zourabichvili u tha mbështetësve se, ndërsa po largohej nga pallati presidencial, ajo po merrte me vete legjitimitetin e saj.

Një udhëheqëse pro perëndimore që mbështet pranimin e Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian, ajo ka bërë thirrje për zgjedhje të reja, duke hedhur poshtë zgjedhjen e Kavelashvilit nga një kolegj zgjedhor, më 14 dhjetor.

“Kjo parodi, e cila po luhet aktualisht në parlament, është një parodi e vërtetë që vendi nuk e ka merituar”, tha Zourabichvili.

Shumë nga mbështetësit e saj kishin shpresuar se ajo do të qëndronte në pallatin presidencial dhe do të vazhdonte të kundërshtonte betimin e Kavelashvilit në postin kryesisht ceremonial./  a.jor.

SHKARKO APP