Gjergj Bojaxhi sulmon Bashën për projektin e bulevardit të Tiranës (FOTO)

Ditën e sotme kandadati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergji Bojaxhi ka denoncuar publikisht mënyrën sesi nuk u zbatua projekti për bulevardin e Tiranës. Projekti parashikonte që me paratë publike do të ndërtohej bulevardi dhe do të shpronësoheshin pronarët e tokave përreth.
Sipas tij ky projekt u hartua për t’i shërbyer klientëve të kryetarit Basha dhe partisë së tij të cilët me informacionin paraprak kanë bërë kontrata parablerjeje përreth vijës ku do kalojë bulevardi dhe aspak qytetarëve të kryeqytetit.

Në fjalën e tij Bojaxhi tha: “Kostot për ndërtimin e bulevardit i paguajnë qytetarët, pronarët e pafat të cilëve u ra lapsi për shpronësim do paguhen shumë pak, ndërsa fitimet dhjetra milionë euroshe do t’i vjelin klientët e kryebashkiakut njëkohësisht kryetar partie. Aq shumë ka qenë në shërbim të klientëve projekti i bulevardit sa në të nuk janë planifikuar objekte publike e sociale, përfshi ato që lidhen me sigurinë si polici e zjarrfikëse, apo shëndetësore, objekte kulturore e sportive, për të cilat qyteti ka kaq shumë nevojë.”
Nga ana tjetër ai nuk nguroi të tregonte edhe qasjen e tij lidhur me këtë zonë.

Sipas Bojaxhi duhet që kjo zonë të zhvillohet si një projekt i vetëm dhe jo me konceptin që qytetarët të paguajnë të gjitha kostot kurse zhvilluesit të marrin të gjitha fitimet. E vetmja mënyrë për të zhvilluar Tiranën është që zhvillimi të harmonizohet me plotësimin e kushteve minimale për sigurinë dhe cilësinë e jetës.

SHKARKO APP