Gjergj Luca: Aman më jepni një mendje, për kë duhet të votojnë shqiptarët në Amerikë?
Sot Luca e nis me vjeljen e ullinjve, por problem për të dhe jo vetëm, janë zgjedhjet në Amerikë dhe për kë do të votojnë shqiptarët e Amerikës. E si mund të ikte pa vëmendjen e Gjergj Lucës beteja zgjedhore në Amerikës mes Kamala Harris dhe Donald Trump, pa pak parodizim politik.
“Po heq të zitë e ullirit dhe prapë nuk e di për kë duhet të votojnë shqiptarët në Amerikë. Një oligark si unë, apo një demokrate të fortë si Gaz Bardhi?”
Gjergj Luca fton ndjekësit e tij t’ia japin një mëndje, për kë të votojnë shqiptarët e Amerikës?
Siç dihet, zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara do të zhvillohen më 5 nëntor. Kandidatët kryesorë janë Kamala Harris për Partinë Demokratike dhe Donald Trump për Partinë Republikane. Harris u bë kandidatja e demokratëve pasi presidenti aktual Joe Biden tërhoqi kandidaturën e tij në korrik 2024, duke e mbështetur atë si pasardhësen e tij. Nga ana tjetër, Trump ka siguruar nominimin republikan pas një periudhe intensive primare dhe mbështetje të gjerë nga bazat e tij.
Procesi elektoral përfshin disa etapa kyçe: primaret dhe kauzuset filluan në janar dhe vazhduan deri në qershor, duke përcaktuar delegatët për secilin kandidat në konventat partiake. Konventat, që u zhvilluan për republikanët në korrik dhe për demokratët në gusht, zyrtarizuan kandidaturat e Harris dhe Trump për garën e nëntorit. Debatet presidenciale të planifikuara në shtator dhe tetor 2024 u panë si momente të rëndësishme për formimin e opinioneve publike dhe qëndrimeve ndaj kandidatëve
Për më tepër, zgjedhjet e vitit 2024 pritet të jenë historike, pasi fitorja e Harris do ta bënte atë gruan e parë presidente të Shteteve të Bashkuara, ndërsa rikthimi i Trump si president do të ishte një rast i rrallë i një mandatit të dytë jo të njëpasnjëshëm.
Albert Vataj