Gjergj Luca, braktis Ramën për Lekën! Të besoni ose jo, kjo është çështja!
Se do të vinte kjo ditë që Luca të braktiste Ramën, askush nuk do ta besonte. Por Gjergj Luca është ai që di mirë ç’bën. Dhe kur? Pikërisht tani që Partia Socialiste ka ndezur motorët elektoral me synimin për të shtytur edhe katër vite të tjera në pushtet, dhe opozita po mbush molotovët për protestat e radhës dhe mosbindjen civile, Luca hedh jo një molotov, por një bombë, një bombë të vërtetë debati politik dhe jopolitik. Braktis Ramën për Lekën. O sot o kurrë, është koha për ndryshim, sipas Lucës. Ndoshta për të më mirë me Monarkinë se sa me Republikën.
Ka prej atyre që do ta kenë të pamundur të besojnë këtë hap të Lucës, por shumica që e njohin mirë se ç’rradake ka Gjergji, nuk kanë se nga t’ia mbajnë, të besojnë se Luca iku, iku nga partia e idealeve (PD) dhe partia e zemrës (PS), për t’u hedhur nga monarkia.
Të besoni ose jo, kjo është çështja! Dhe kjo është një dilemë shekspiriane, sa ç’është edhe kokëmëvete e Gjergj Lucës.
Na dalt për hajër!
Albert Vataj