Gjergj Luca: Derman na doli ky Dumani
Ende pa u tharë vula e SPAK, për flet-arrestin e Ilir Metës, kur ende media zien për lajmin e madh, Gjergj Luca ka nxituar të “çmontojë” “Tymi Likes”, nga çatia e një ambienti në Fish City, Labinot-Fushë, Elbasan. Me shumë gjasë për ta zëvendësuar me atë, i cili sipas Lucës, “jo vetëm që më vodhi 8 vjet jetë dhe më shkatërroi gjithçka, edhe sot merret sërish me mua.” Cili do të thoni ju, është ai për të cilin Luca nuk e ka marrak vetëm sot, por ka kohë që e ka thënë dhe stërthënë, në ballafaqime publike përmes rrjeteve sociale, por edhe në studio televizive. Ai është Sali Berisha.
Luca duke parodizuar me politikën, me eksponentë të sajë të veçantë, ai ka përplasje sa personale aq dhe parimore, me ta dhe punën e tyre, dhe mënyra se si ai i sulmon është pikërisht alegoria cinike dhe jo pak herë grotesku, siç tregojnë edhe muralet e shumta, që ka veshur fasadat e mureve të fabrikave.
A.Vataj