Gjergj Luca dhe Shkëlqim Hajdari, në det për peshk, por meraku i tyre janë “peshqit” e kafazit në tokë
“Ish-prokurori Çim Hajdari edhe në mes të detit nuk i ndahet profesionit të vjetër. Ai jep këshilla të vyera për peshqit e mëdhenj të cilat vlejnë edhe në ujë, edhe në tokë!”- kjo është ajo çfarë ka shkruar Gjergj Luca në një postim që ai ka bërë sot në rrjetet sociale për ndjekësit e tij.
Ata kanë vizituar sot rezervatet ku rritet peshku ton, dhe me këtë rast kanë bërë pak parodi, dhe bërë pak humor të zi, për ditët e bardha të drejtësisë shqiptare dhe për peshqit e mëdhenj të kafazit, ata që sipas ish-prokurorit, Çim Hajdari, “Keq i kanë punën, janë rrethuar. E vetmja gjë që kemi në dorë është me i dhënë ushqim”.