Gjergj Luca: Ejani me mua t’u tregoj se çfarë bën “Rozafa” me mbetjet
Ai, Gjergj Luca nuk është një sipërmarrës klasik, që rri në zyrë dhe jep urdhra me telefon. Ai nuk e njeh këtë tip biznesmeni, madje me mënyrën e tij atipike, tregon se si mund dhe duhet të jesh një i përfshirë me kohë të plotë në punën që bën dhe në sfidat që u ke dalë për zot. Dhe është pikërisht kjo filozofi që ka bërë që ai të jetë i suksesshëm dhe të kapi poritshmëritë, sado ambicioze që ai ka. E thënë me fjalët e popullit: “I rri punës te koka”.
Ai sot, i ka përveshur mëngët, siç bën zakonisht, dhe i ka hyrë punës, për të treguar vetë se çfarë bën “Rozafa”, me mbeturinat, ku përfundojnë ato.
Këtë Luca e bën, për të qenë transparent me të gjithë, jo vetëm dashamirësit por edhe dyshuesit, skeptikët dhe përgojuesit. Më shumë se sa për t’u mbushur mendjen shumë dashakëqinjve, të cilët nuk reshtin së të baltosin çdo iniciativë, dhe të marrin nëpër gojë të helmëta çdo punë të mirë në këtë vend. Ai bën prezent një nga hallkat e sipërmarrjes gjigande, “Rozafa”, dhe konkretisht impiantin e riciklimit të mbetjeve dhe prodhimin e një produkti të jashtëzakonshëm që e kërkojnë tregjet ndërkombëtare.
“Mbrojmë jo vetëm natyrën por edhe shëndetin e klientëve ndaj kompania jonë riciklon çdo mbetje organike dhe e kthen në të përdorshme. Besoni në përkushtimin tonë, besoni në logon Made by Rozafa!”, shkruan Luca në postimin e tij në rrjetet sociale.
Albert Vataj