Gjergj Luca: Gëzuar Ditën e Flamurit të gjithë atyre që e duan këtë vend si veten
Gjergj Luca nuk është vetëm një sipërmarrës i suksesshëm, një qytetar i denjw dhe përkushtuar i këtij vendi që nuk pranon të hesht, kur sheh se gjërat ecin së prapthi, nuk toleron ato situata, të cilat ndikojnë që shumë nga problemet në këtë vend, jo vetëm nuk gjejnë zgjidhje, por përkeqësohen, ai është edhe një atdhetar dhe patriot, një shqiptar që e do Shqipërinë, jo si një lopë që duhet ta mjelim, por si një vend që duke e dashur dhe duke punuar për vete dhe për të, bëjmë që të jetë Shqipëria që duam, Shqipëria, për të cilën u drobitën dhe u sakrifikuan bijtë dhe bijat e kësaj toke të vaditur me gjak.
Dëshmi e kësaj lidhje të Lucës me Atdheun, me Shqipërinë, me kombin, nuk është vetëm puna dhe përpjekjet që ai bën, humanizmi që ai dëshmon, as ideja dhe investimi për të përjetësuar emrin dhe veprën e legjendarëve të historisë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Lekë Dukagjini dhe Adem Jashari në Fish City, qytetin që ai rilindi nga varrezat e së shkuarës, por zemra dhe shpirti i tij i paepur, për të bërë më të mirën e të mirës, për të sotmen dhe të ardhmen e kësaj Shqipërie që na e lanë amanet patriotët.
“Po të mos ishte ngjyra e kuqe e epopesë së heronjve, dëshmorëve, patriotëve dhe njerzve të punës së atdheut, flamuri ynë do dukej sterrë. Sterrë nga demagogjia, vjedhjet, dallaveret, intrigat që 34 vitet e fundit ia damkosën Shqipërisë kodoshët e saj politikanë…
Gëzuar ditën e Pavarësisë nga një njeri modest i punës me zemër të madhe!”, shkruan luca në postimin e tij të shoqëruar me një videmesazh të jashtëzakonshëm.
Albert Vataj