Gjergj Luca i feston ditëlindjen Berishës me urimin për Enverin
Sot në 80-vjetorin e datëlindjes së Sali Berishës, nuk mund të mungonte me një urim të veçantë, vetë ai, dashuria e zemrës së doktorit, demokrati me shpirt, Gjergj Luca.
Edhe pse “na rrofsh sa malet” që shkruhej mbi tortën, ishte për Enverin, i cili ka nesër datëlindjen, Gjergj Luca nuk nguroi ta merrte hua, që ai ta përdorte këtë urim për liderin tonë legjendar, shokun Sali Berisha. Me gjasë nuk do të ketë kush të ja festojë Enverit datëlindjen nesër, dhe Luca i mori fjalët e popullit për të, për t’ia dedikuar si të merituara Saliut.
“Nga Labinoti në Elbasan drejt katit të tetë në Tiranë niset urimi më special për të madhin kryetarin e partisë tonë doktor Berishën. Gëzuar Sali dhe rrrrrofsh sa malet e u rikthefsh edhe një herë mes popullit blu me zemër të kuqe!”, shkruan Luca në postimin e tij në rrjetet sociale.
Festa për ditëlindjen e Berishës do të bëhej e denjë si për një lider të vërtetë, më një tortë të madhe, me një urim, “Sali Berisha na rrofsh sa malet”, dhe patjetër me dy simbolet që përfaqësojnë të shkuarën dhe të tashmen e tij, ylli e kuq dhe dorën me dy gishtat lart.
Gjithçka në Fish City, Labinot – Fushë, Elbasan ishte si për festë për këtë ditë të shënuar. Të pranishëm në këtë kremtim ishin vetë ata, motrat tona siç i quan Luca punonjëset e tij, të cilat bënë këtë surprizë për doktorin. Kënga e ditëlindjes dhe lutjet Berishën për jetë të gjatë që ta shohi të përmbushur ëndrrën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ishte pjesë e këtij kremtimi.
Albert Vataj