Gjergj Luca i hyn detit në këmbë, krijon partinë e tij me sloganin, “Shqipëria s’bëhet”
Çfarë nuk mund të presësh nga Gjergj Luca, i hyn detit në këmbë. Xhevahiri i tij i fundit është hyrja në politikë. Ai ka dalë sot me një publikim në rrjetet sociale, ku deklarohet se hyn në fushatën për zgjedhjet me partinë e tij, parti e cila do të ketë si slogan, “Shqipëria s’bëhet”.
Videon e publikuar ai e ka shoqëruar me tekstin:
“Nga 130 anije aktive peshkimi që ka Shqipëria, 200 i kam unë. Duke mos duruar dot shpifjen por edhe magjinë e shifrave që kanë këta kandidatët e rinj , vendosa t’i hyj politikës siç i kam hyrë detit në këmbë.
Të nderuar bashkatdhetarë,
Në këtë sezon të mbushur me peshq të vegjël dhe të mëdhenj, me alternativa të reja por me mendësi të vjetra, kam vendosur të krijoj partinë time, slogani i së cilës do të jetë “Shqipëria s’bëhet!”.
Me partinë e sloganit, “Shqipëria s’bëhet!”, Gjergj Luca do të bëjë, e çfarë më shumë se ai ka bërë dhe bën. Çdo orë e çdo ditë, me punë dhe vetëm me punë, ai ka bërë dhe do të vijojë të kontribuojë që Shqipërinë që duam ne të gjithë, të bëhet. Po të bëhet Shqipërinë që po ndryshon dhe prosperon. Dhe këtë e besojnë të gjithë ata që besojnë te puna, madje edhe vetë Luca që ka zgjedhur si slogan të partisë së tij, “Shqipëria s’bëhet!”.
AV