Gjergj Luca: I tregova Lolitës se si i kam hyrë detit në këmbë dhe ia kam dalë

Nga Albert Vataj

Sipërmarrësi, por edhe qytetari me kohë të plotë të angazhimit qytetar, prindi i përkushtuar dhe përkushtuesi i paepur i punëve të vështira; ai që ka guxuar dhe guxon më shumë se mundet, sepse gjithçka e ka bërë dhe e bën me zemër. Apolitiku që e gjejmë gjithmonë të zhytur kokë e këmbë në politikë, atipiku në gjërat që bën dhe në mënyrën se si i bën ato. Ai që ka ndërtuar një ushtri që përbën armatën Rozafa, e megjithatë përpiqet që gjithçka ta bëjë vetë, të jetë vetë kudo dhe në çdo kohë, sepse i beson gjithkujt, por më shumë se kujtdo i beson vetes, siç i beson punës dhe përkushtimit.

Gjergj Luca: I tregova Lolitës, se si i kam hyrë detit në këmbë, dhe i’a kam dalë

Ai, Gjergj Luca është në këtë kuvendim me “Lolitën”, më i vërtetë dhe më origjinal se kurrë. Është në këtë intervistë Gjergj Luca, ai që kësaj here foli me maturi dhe me vërtetësi, pa i futur zjarr pasioni diskutimit, madje edhe kur fliste për partinë e tij, që u plak në opozitë. Edhe kur biseda shkon te sivëllai Edi Rama, me të cilin e ka lidhur jo politika apo posti i kryeministrit, por adoleshenca dhe rinia e Rrugës Myslym Shyri.
“Lolita” solli në këtë bashkëbisedim një Gjergj Lucë që e njohim, por edhe një Gjergj Lucë që shpesh e kemi keqkuptuar e keqtrajtuar, vetëm për faktin se ai nuk di të jetë ndryshe, veçse si vetvetja: i drejtpërdrejtë, shpesh i përfshirë në denoncime e në komunikime me zë të ngritur dhe puls të shtuar.
“Lolita” u përpoq t’ia shpaloste petët lakrorit të Lucës një e nga një, për të nxjerrë në pah, përballë të vërtetës, atë Gjergj Lucën e pagjasë, e pamodel, krejt ndryshe nga gjithë tipat dhe karakteret e zakonshme të sipërmarrësve e biznesmenëve në këtë vend. Po, një Gjergj Lucë atipik, i vërtetë dhe i drejtpërdrejtë.
“Lolita” u përpoq, dhe ia doli, të na tregonte nëpërmjet këtij bashkëbisedimi se si Gjergj Luca i ka hyrë detit në këmbë… dhe si i’a ka dalë. Të jetë një shembull suksesi, një model frymëzimi, një atipik dhe antikonformist. Njësoj si vetvetja. Si Gjergj Luca.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?