Gjergj Luca ironizon kritikët. Në Shqipëri e mallkojnë, Alabbar ka bërë namin me punë të mira në Dubai

Sipërmarrësi artist, Gjergj Luca, ka ironizuar kritikët e projektit të portit të Durrësit me një video nga Dubai.

Luca thotë se pavarësisht se në Shqipëri e mallkojnë, sipërmarrësi Mohamed Alabbar ka bërë namin me punë të mira.

“Ironi për vit të ri: Sipërmarrësin arab Emaar që e mallkojnë dhe e maskarojnë në Shqipëri për portin e Durrësit në atdheun e tij në Dubai ka bërë namin me punë të mira, ka bërë edhe histori me arkitekturën në Lindjen Mesme. Ju përshëndes nga atdheu i parë i Emaarit se atdhe të dytë tani e tutje do ketë Durrësin!”, shprehet ai në rrjetet sociale.

Ndërkohë, me anë të një videoje, Luca deklaron se investimi që është bërë në Dubai nga kompania “Emaar” e Alabbar të bën të luash mendsh.

“Përshëndetje miq!

Erdha për të parë dhe unë njëherë se çfarë bëhet more burrë. Po luaj mendsh se çfarë bëhet këtu more vëlla. Gjithandej gjithë këto gradaçela Emaar, Emaar. Pu – pu – pu – pu. Po jo more vëlla jo, ata që thonë se ky paska dorë nuk ia fusin kot, shiko çfarë ka bërë ky me dorën e vet more vëlla. A e shihni se çfarë ka bërë ky me dorën e vet?

Ky paska bërë gjithë botën more burrë dheu, gjithë botën paska bërë. Ej zoti i madh, zoti i madh, zoti i madh. O atij tja bëftë zoti i madh. Ishallah e merr dhe atë portin tonë në krah dhe e bën si puna e këtyre këtu. Ia bëftë zoti hallall ia bëftë”, nënvizon Luca.

SHKARKO APP