Gjergj Luca kthehet nga Amerika që Zoti e bekoi, me bekime për Shqipërinë dhe sukseset e Rozafës
Ka përfunduar turi amerikan i Gjergj Lucës. Përmes një video që sipërmarrësi i suksesshëm, ka publikuar në rrjetet sociale, përcjell atmosferën të përtej Atlantikut, me mbishkrimi “Amerika është e madhe se ka vend për të gjithë, edhe për ne të kompanisë Rozafa që prej vitesh eksportojmë prodhimet tona Made in Albania. Amerika mbetet e madhe se po ringrihet e po vlerëson edhe një herë njerëzit e punës qoftë ky Donald Trump apo Gjergj Luca. Zoti bekoftë Amerikën se po bekoi Amerikën ka bekuar edhe motrën e saj të vogël Shqipërinë!”
View this post on Instagram
Në episode të këtij materiali video të publikuar nga Luca, përcillet gjithashtu edhe elementi shqiptar në tregun amerikan. Përmes kësaj video nuk shpërfaqet vetëm flamuri ynë në një nga marketet më të mëdha të produkteve të detit në New York, por edhe momente nga ekspozimi i tonit të Rozafës, produkti Made in Albania, garancia shqiptare në një treg kaq konkurrues dhe në një botë kaq të larmishme mundësish dhe kapacitetesh sfiduese dhe përfaqësuese.
“Rozafa”, është tashmë kompania që zë vendin e saj të merituar në dhjetëshen e eksportuesve, treguesit e së cilës premtojnë për të ardhmen e produkteve “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare. Kjo arritje është fryt i vizionit dhe kurajës së Gjergj Lucës, atij që është në krye të çdo pune, dhe në zgjidhjen e çdo situate. Kjo arritje është patjetër edhe tregues i përkushtimit të një stafi profesionistësh dhe një armate punonjësish, të cilët janë gjeneratori i kësaj energjia shtytëse për të ecur përpara. Një indicie të veçantë të kësaj arritje të kompanisë Rozafa e ka edhe vlerësimi me korrektësi, përgjegjësi, guxim dhe larpamësi të tregjeve ndërkombëtare të akuakulturave, ku një vend me prioritet zë Amerika, Japonia, dhe disa vende të Evropës.
Kjo arritje, natyrisht është një tregues i trajtimit me prioritet që Gjergj Luca i ka dhënë investimeve në flotën e peshkimit, në akuakulturë dhe infrastrukturën e ndërlidhur me këtë sektor.
Fuqizimi i eksportit të akuakulturave e rendit industrinë e peshkimit dhe përpunimit, që përfaqësohet në këtë sfidë me Kompaninë Rozafa, në listën e gjigandëve të ekonomisë shqiptare, duke bërë të mundur shtimin e kapaciteteve dhe fuqizimin e këtij sektori, të cilin shteti e ka trajtuar dhe konsideruar si potencial në treguesit pozitiv të eksporteve shqiptare në rritje.
Albert Vataj