Gjergj Luca: Kur mbarojnë hallet tona dhe merremi me ato të botës
Rikthehet pas një mungese disaditore, Gjergj Luca në komunikimin e tij me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale. Dhe vetëm ai di, se si mund dhe se si duhet të rikthehesh në këtë kohë tallavash.
“Më kishte marrë malli për Shqipërinë dhe sapo u ktheva pas 10 ditësh në Atdhe kur ç’të shoh, shfaqet Gimçe ambasadori dhe flet me kompetencë nëse Amerika do e pushtojë Groenlandën apo jo? Një çast shtanga dhe mendova hallet e Shqipërisë kanë mbaruar dhe i gëzuar vazhdova të dëgjoj Gimçe ambadadorin, Agim Neshon që ka 25 vjet që si i papunë që është jep mend nëpër ekrane e mejhane…
Imagjinoni ju sikur çështje kaq delikate të politikës globale, ajo e dilemës shekspiriane, “Do ta pushtojë apo jo Trump, Groenlandën?”, të përfundojnë nëpër qymezet e mediave shqiptare, se në ç’deregje mund të kishte shkuar bota.
Gjithsesi, halle të tjera mos paçim thotë Luca, me pak ironi e pak sarkazëm, e pse jo me shumë të drejtë, thua se i zgjidhëm të gjitha problemet tona dhe na mbeti Groenlanda. Gjithsesi kjo gjithnjë na ka pëlqyr, të harrojmë hallet tona, ose t’i lëmë ato të presin, për t’u marrë me ato të miletit.
Këshilla e Gjergj Lucës që buron nga gurra jo në e pasur e folklorit është: “Secili me hallet e veta dhe mileti me të tijat.”
AV