Gjergj Luca: Lajthiza mbetet krenaria jonë edhe pse gjobëvënësit e baltosin këtë arritje

Ai, Gjergj Luca që mund të hesht kur diçka e mirë sulmohet nga e keqja. Ai ngre zërin dhe bën apologji për çfarë ai është i bindur dhe çfarë është e vërtetë, një e vërtetë që del nga puna dhe përpjekja, sakrificat dhe sfidat. Konkretisht, Gjergj Luca ka dalë në mbrojtje të ujit “Lajthiza”, ndaj të cilit ka kohë që ka nisur një fushatë denigrimi. Sepse ne e kemi zakon t’i vëmë gurë nën rrota çdo sipërmarrje të suksesshme, edhe pse ajo ka marrë vlerësimet e garancisë nga institucione prestigjoze ndërkombëtare. U kujtojmë të gjithë atyre që dirigjojnë këtë fushatë keqdashëse, se “Lajthiza” është vlerësuar në Bruksel me çmimin e shijes superiore. Çmimi Superior i Shijes është një certifikim i dhënë nga Instituti Ndërkombëtar i Shijes për produktet ushqimore dhe pijeve që kaloi nëpërmjet një vlerësimi sa më pozitiv të shijes nga një panel master-shef dhe somelierësh të klasit botëror.

Bëjmë me dije gjithashtu se Lajthiza ka marrë këtë vlerësim nga ky institucion, të cilët që nga viti 2005, ata kanë vlerësuar mijëra produkte nga mbi 100 vende të botës. Falë jurisë dhe këtyre ekspertëve të nivelit të lartë të gastronomisë, çmimi Superior Taste është i njohur gjerësisht në industrinë e Ushqimit dhe Beverage. Është me shume gjasa certifikimi më prestigjioz i shijes në mbarë botën.

“Që gjobvënia mediatike është në modë nuk ka dyshim. Që media të caktuara tallava sulmojnë biznesin e ndershëm as kjo nuk ka dyshim por dyshim kam te institucionet publike për të cilat paguajmë taksa dhe nuk mbrojnë bizneset e ligjshme. Gjithsesi si biznesmen që jam kam 34 vjet i regjur me nevojtoret mediatike dhe më dhimbset niveli i gazetarisë , se për ne vlerë ka klienti dhe jo botuesit frikacakë që fshihen pas tastierës së kompjuterit!” shkruan Gjergj Luca në postimin e tij, të cilin ai e shoqëron me një video.

Siç dihet, uji Lajthiza është një nga markat më të njohura të ujit të pijshëm natyral në Shqipëri. Ky ujë vjen nga burimi i Lajthizës, i cili ndodhet në malet e zonës së Mirditës, në një lartësi të konsiderueshme mbi nivelin e detit, afërsisht 1,600 metra. Kjo lartësi dhe burimi natyror e bëjnë ujin Lajthiza të pastër dhe të pa kontaminuar, duke kaluar përmes shtresave natyrore të shkëmbit, që i japin një cilësi të lartë minerale.

Karakteristikat e tij kryesore janë: Burimi i vendosur në një zonë të paprekur nga ndotja industriale. Lajthiza përmban nivele të ulëta të natriumit dhe është e pasur me minerale të tjera si kalciumi dhe magnezi. Për shkak të origjinës së tij malore, uji është shumë i freskët dhe ka një shije të butë dhe të lehtë.

Lajthiza është bërë një markë shumë e popullarizuar jo vetëm në tregun vendas, por është eksportuar edhe në tregjet ndërkombëtare. Ajo është njohur për cilësinë e saj të lartë dhe ka fituar disa certifikata ndërkombëtare për sigurinë dhe pastërtinë e saj.

Megjithatë dikush duhet të dilte, të sajonte një marifet apo të fabrikonte një denoncim për të sulmuar një produkt të tillë. Dhe ky nuk është vetëm një sulm ndaj produkteve “Made in Albania”, por edhe ndaj sipërmarrjes së kurajshme dhe prodhimeve dinjitoze që na nderojnë edhe në botë.

Albert Vataj

SHKARKO APP