Gjergj Luca: Ne duhet të jemi pjesë e asaj politike që na çon përpara, na integron në BE

Pas një udhëtimi dyjavor duke takuar klientët e “Rozafës” në Ballkan dhe Evropë, sipërmarrësi dhe opinionisti i njohur, ai që ka gjithnjë diçka për të thënë siç vetëm ai di, pa kompromis, Gjergj Luca, është rikthyer pranë ndjekësve të tij, duke ndarë përvojat dhe përshtypjet e fituara gjatë këtij rrugëtimi. Ai tregoi se, pavarësisht distancës dhe eksperiencave të reja, kthimi në Shqipëri e gjeti përballë të njëjtës situatë të polarizuar politikisht, edhe pse vendi ndodhet në zemër të një fushate elektorale dhe motorët partiakë që punojnë me maksimum për të mbërritur në zgjedhjet e 11 majit me synime dhe pretendime për të përmbushur ambiciet e tyre.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë, Luca theksoi nevojën për institucione të forta të drejtësisë në një shoqëri me demokraci të brishtë. Ai bëri thirrje që Erion Veliaj, kryebashkiaku aktual i Tiranës, të përballet me drejtësinë, duke u lënë hapësirë institucioneve ligjore për të vepruar pa ndërhyrje politike apo emocionale.
“Një shoqëri me demokraci të brishtë ka nevojë për institucione të forta të drejtësisë. Ndaj, le ta lëmë Erion Veliajn të përballet me të vërtetat dhe faktet e tij, me atë drejtësi që kemi kërkuar, me atë institucion që garanton barazi për të gjithë,” – u shpreh ai.
Përmes këtij mesazhi, Luca nuk riafirmoi bindjen e tij për një sistem drejtësie të pavarur, por edhe nënvizoi rëndësinë e mosndikimit politik në proceset ligjore. Ai apeloi për maturi dhe besim tek institucionet, duke theksuar se vetëm një drejtësi e vërtetë mund të garantojë stabilitetin dhe zhvillimin e një demokracie të qëndrueshme.
AV

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?