Gjergj Luca me dy gjilanas, nga Fish City uron Pavarësinë e Kosovës dhe fitoren e Albin Kurtit

“Mes miqve të mirë kosovarë ju uroj sot festën e pavarësisë. Gëzuar Kosovë, gëzuar shqiptari, gëzuar Albin dhe tash e tutje me këmbë në tokë!” – ky është urimi i biznesmenit Gjergj Luca, i shprehur në një dalje publike përkrah dy sipërmarrësve nga Gjilani.

Dhe ku tjetër do të ishte më e natyrshme kjo urim i ngrohtë, në këtë 17-vjetor të Pavarësisë së Kosovës, veçse në Fish City – aty ku nga pluhuri i harresës u ngrit një qytet i zhvillimit dhe vizionit, një emblemë e sipërmarrjes së suksesshme dhe një pikë atraksioni për gjithë shqiptarinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Fish City, qyteti që rritet dhe mikpret, që shtron sofrat me bujarinë e një kombi dhe nderon me madhështi legjendat e historisë, mes monumenteve të Skënderbeut, Lekë Dukagjinit dhe Adem Jasharit, kumbon ky mesazh: një përqafim i vëllazërisë, një urim për të ardhmen dhe një betim për ecjen përpara, me këmbë në tokë dhe vizionin lart.
AV

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?