Gjergj Luca, me japonezët takim me ministren Denaj, për kultivimin e patates në Korçë, Dibër e Kukës
Gjergj Luca i shoqëruar nga ish-ambasadori, Takada Mitsuyuki dhe një sipërmarrës japonez, u pritën sot nga Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku ju prezantua një projekt ambicioz për prodhimin e një varieteti të veçantë të patates.
Ministrja mirëpriti me interes dhe ofroi mundësinë e lehtësimit të implementimit të këtij projekti japonez, i cili vjen për t’i dhënë një impuls të ri zhvillimit të zonave, për të cilët pala japoneze shfaqi interes për shkak të strukturës së favorshme të tokës për këtë kulturë, në tre zona të vendit, Korçë, Dibër e Kukës
“Dita e shtunë është pushim por që të shijosh pushimin dikush tjetër duhet të punojë për ty… shkruan Luca në rrjetet sociale.
“Me miqtë japonezë u pritëm sot nga ministrja e bujqësisë zonja Anila Denaj për sipërmarrjen më të re shqiptaro-japoneze, kësaj here në kulturën e patates e cila do u japë më shumë vlerë tre zonave Korçë, Dibër e Kukës.
Që ju ta shijoni fundjavën, biznesi mendon e punon për ushqimin tuaj të mirë!”, përfundon Luca.
Në këtë prezantim Luca nuk kaloi pa sqaruar ata që do të bënin pyetje “se ç’ne Luca nga peshku të patatja?”. “Unë jam këtu për pjesën e përpunimit. Sepse kjo patate ka një përpunim të veçantë, e cila rreth gjatë muaj kalon nëpër disa lloje temperaturash, dhe për këtë pjesë ne si Rozafë do të japim ndihmesën tonë” sqaron Luca, i sheh zbatimin e këtij projekti si shumë optimist për Shqipërinë dhe në veçanti një hov zhvillim ekonomik për zonat ku japonezët shfaqin interes për kultivimin e kësaj patateje.
Albert Vataj / Koha Jonë