Gjergj Luca: Mediat, ata po e marrin në qafë këtë vend

Gjergj Luca, si për të gjitha problemet sociale, ka folur edhe për 14-vjeçarin, i cili humbi jetën nga moshatari i tij. Ai ka përcjellë ngushëllimet e sinqerta për familjarët e adoleshentit që humbi jetën, por nuk ka fshehur qëndrimin e tij kritikues ndaj mediave. Ai në këtë komunikim përmes rrjeteve sociale ka qenë i ashpër me televioneve dhe mediat në përgjithësi, të cilët sipas tij duhet t’i ngrenë problemet pa ndodhur ata. Ai akuzoi drejtpërdrejtë ata për show-n që po bëjnë me vdekjen. Sipas Lucës, mediat, me analizat e tyre kanë marrin në qafë këtë vend, nëpërmjet modeleve të këqija që promovojnë.

“Si prind e si qytetar i përgjegjshëm më qan shpirti për tragjedinë që ndodhi para tre ditësh në Tiranë por kur shoh çdo natë televizionet tona që mbjellin urrejtje e pastaj derdhin lot krokodili revoltohem e bërtas: Boll më se na e shpifët!”, shkruan Luca në postimin që e përcjellë me këtë vide.

Ai u ndal gjithashtu edhe te çështja e pensioneve. Dhe duke e mbyllur, Luca “plasi” një “bombë”, duke u shprehur se 90% e parlamentit duhet të ndërrohet.

AV

 

SHKARKO APP