Gjergj Luca na prezanton me mrekullitë, me të cilat na shpërblen deti

Gjergj Lucën jemi mësuar ta shohim zakonisht, duke ngritur çështje të rëndësishme, që kanë të bëjë me biznesin, me turizmin, me nismat dhe iniciativat e tij të guximshme si sipërmarrës, pak edhe nga politika i fut hundët, sepse është ajo që ka punë me ne, e jo ne me të. Por atë jemi mësuar ta ndjekim, jo duke promovuar produktet e Rozafës, por duke na bërë prezent disa të vërteta për peshkun, llojet e tyre, ku rritet dhe mënyrën se si ushqehet. Dhe ai i bën gjithë këto, siç di vetëm Gjergj Luca t’i bëjë, ai dhe vetëm ai.

Edhe në postimet e fundit, që i ka bërë në rrjetet sociale, ka prezantuar açuken, dhe llojet e karkalecit, begatinë, me të cilën shpërblen deti, mirësinë që ofron natyra përmes punës së palodhur të peshkatarëve, të cilët nxjerrin dhuratën e krijuesit nga natyra dhe e sjellin si një mundësi e shkëlqyer për t’u ushqyer shëndetshëm, edhe për ata me të ardhura modeste.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gjergj Luca (@rozafa_fish_city)

“Açuka dhe Omega 3 bëjnë namin në stomakun tonë dhe ne jemi me fat. Me fat se jemi mesdhetarë, me fat që kemi një Rozafë me nam ndërkombëtar!”, shkruan Luca në një nga postimet e tij, duke na njohur me një nga peshqit e vegjël që bëjnë çudira të mëdha për shëndetin tonë.

Duke vijuar në këtë prezantim të produkteve të sezonit, Luca vijon “Këshillat e mia nuk janë të vlefshme vetëm për politikën dhe biznesin por më së shumti për ushqyerjen dhe shëndetin tonë. Stina e vjeshtës sjell prodhimet pa gjak të detit veçanërisht karkalecat të cilët janë mbretër të kalorive.

Ju bëftë mirë çdo gatim me produktet Rozafa!,” përfundon ai.

Ky prezantim më shumë se reklamë, siç e lexojnë masa, është një manifestim i të mirave dhe vlerave pasurore gastronomike, që ofrojnë këto produkte në kuzhinën tonë, por edhe dobitë shëndetësore që sjellin të ushqyerit me produkte deti. Këtë nuk e këshillon Gjergj Luca, por gjithë specialistët, gastronomët, dietologët dhe mjekët.

Albert Vataj

 

SHKARKO APP