Gjergj Luca në Piazzapulita: Georgia Meloni është si një Nënë Terezë
Tjetër dritare e medias italiane ka parë nga Shqipëria. Një tjetër focus i interesit të medias së përtejadriatikut është ndalur në Shëngjin. Piazzapulita LA7, përmes një bashkëbisedimi, ka shpërfaqur një profil për Gjergj Lucën, sipërmarrësin atipik shqiptarë, njeriun e befasive, një nga biznesmenët më të mëdhenj në Ballkan, i rënë jo pak herë pre e akuzave të medias Italian, citon emisioni.
Por Gjergji ka një pasion, vijon Piazzapulita, për Georgia Melonin, sepse sipas tij, ajo është si një Nënë Terezë, është si një perëndeshë për Italinë, sepse kjo zonjë flet për të vërtetën dhe i beson vetëm asaj.
Mbron familjen, sepse sipas tij, bota nuk duhet dhe nuk mund të përfundojë me Prindi 1 dhe Prindi 2.
Prej dy ditësh nga transmetimi i kësaj interviste, ajo është shoqëruar me debate të forta për çfarë Gjergj Luca është shprehur, si biznesmen, si qytetar, por edhe si një adhurues i Georgia Melonit dhe rolin e fuqishëm që ka ajo në politikëbërjen e një kombi të madh dhe qëndrimet e saja.
Gjergj Luca në këtë intervistë është shprehur gjithashtu se si mund të mos e dashurosh këtë grua, e cila ka bërë kaq shumë, jo vetëm për popullin italian. Unë e shoh Shqipërinë si një Italia të vogël, ka shtuar më tej Luca, duke nënkuptuar një histori të gjatë marrëdhëniesh që i kanë rrënjët thellë në kohë.
Luca gjatë intervistës për Piazzapulita LA7, u ndal gjithashtu te gastronomia italiane, te emigrantët që kanë nisur të vijnë për t’u akomoduar në qendrat pritëse në Shëngjin dhe Gjadër, për shpirtin shqiptarë të humanitetit, për origjinën katolike, për shumë e shumë që na lidhin fizikisht dhe shpirtërisht me Italinë.
Nuk mund të mos përfshihej edhe në këtë komunikim të Lucës me median, njohja e tij me Ramën. Pyetjes së gazetarit: A e njihni Ramën?, Luca ju përgjigj, e njihja që kur isha fëmijë, e njoh edhe sot. Pyetjes nëse Kryeministri e ndihmon apo jo, Luca i përgjigjet prerazi, PO, sepse na lejon të punojmë, sepse nuk dua asgjë tjetër nga ai, si mik dhe si kreu i qeverisë.
Albert Vataj
Intervistën e plotë e ndoqni te linku i poshtëshënuar