Gjergj Luca në Sarandë: Biznesmenë të turizmit, jepuni klientëve dashuri kur u shërbeni e jo me tangërllëk!
Mesazhi që jep Gjergj Luca nga Saranda. ”Biznesmenë të turizmit, jepuni klientëve dashuri kur u shërbeni e jo me tangërllëk”.
Gjergj Luca mbetet ndër biznesmenët që punon si artist dhe merakoset për punonjësit e tij. Ai ka krijuar kushte pune moderne, por edhe relaksuese, sepse e kupton se punonjësi nuk është robot, por njeri.
Ndërkohë mesazhi i tij shkon për biznesmenët e turizmit që duan paratë nga klientët por nuk falin buzëqeshje dhe kulturë tek pushuesit e tyre. Mënyra e shërbimit dhe komunikimit ka të bëjë shumë.