Gjergj Luca: Ne të Rozafës e kemi të shenjtë imazhin e Shqipërisë turistike

Ndërkohë që jemi në pikun e sezonit turistik, ajo që ka marrë statusin e kryelajmit janë çmimet e larta, abuzimet e skajshme që po marrin në kërcënim perspektivën e imazhit të Shqipërisë turistike. Mes të vërtetave dhe trillimeve, është e vështirë të bësh dallimin, por faktet shpesh janë më kokëforta, se çdo pretendim që diku justifikohet si gënjeshtërt dhe diku tjetër, si një sulm ndaj vijimsisë normale të biznesit të turizmit.

Në këtë denoncim të abuzimit me çmimet, sipërmarrësi Gjergj Luca ka qenë i pranishëm në një koherencë dinamike, pothuajse me dalje të përditshem, duke treguar me fakte dhe duke ballafaquar me shembuj.

Pikërisht për këtë ai ka ndaluar në Fish City, Labinot Fushë, Elbasan, konkretisht në restaurantin më të madh të sipërmarrjes Rozafa, i cili është mikëpritësi dhe shërbestari më i vëllimshëm dhe më i përkushtuar i vizitorëve të gjithëvitshëm dhe të gjithkahshëm jo vetam nga krejt shqiptaria por edhe nga gjithë bota.

“Ne te Rozafa kurrë nuk abuzojmë me çmimet pavarësisht se klienti është nga Gjirokastra, nga Kumanova, nga Berlini apo nga Madridi. Ne nuk abuzojmë nëse është verë a dimër, nëse është ditë jave apo ëeekend. Ne jemi këtu kokëfortë në mbrojtje të klientelës e nuk prishim por ndreqim imazhin e Shqipërisë turistike. Turp për ju të tjerët që abuzoni me çmimet por gjithësesi ju mbeteni një pakicë dhe koha po ua tregon vendin!”, shkruan Gjergj Luca në postimin e tij në rrjetet sociale, shoqëruar me një video.

Albert Vataj

SHKARKO APP