Gjergj Luca nga Amerika garanton kthesën e madhe të fatit të zgjedhjeve, takim special me Trump për Berishën

Vendosmëria e Gjergj Lucës për të zgjidhur përfundimisht të fatit të Berishës dhe gjithë demokratëve, është e paepur, sepse e tillë është thirrja e tij si demokrat. Ai prej ditësh vijon takimet në SHBA. Misioni i tij është një akt i këmbënguljes për t’i shkuar në fund synimeve që ai i ka vënë vetes, në kthimin e nderit dhe reputacionit të Berishës, që në thelb është vetë fati i zgjedhjeve.

“Nuk lë gur pa lëvizur unë në Amerikë, nga Gjykata Supreme sot takim special me Trumpin. Nderi i doktorit dhe i partisë sonë do vihet në vend, më prisni se do kthehem si triumfator dhe si shpërblim vendin bosh që la Dash Sula në listën e Elbasanit ma lini mua…” shkruan Luca në postimin që ai ka bërë në këto ditë intensive takimesh dhe lobimesh.
Sinjalet janë pozitive, shpresojmë që edhe përmbushja e këtij misioni të Gjergj Lucës të jetë i përfunduar, sepse PD dhe demokratët shpresojnë tek ai, sepse ai ka dhënë fjalën se nuk do të heq dorë.

AV

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?