Gjergj Luca: Si ka mundësi, ju flisni për atë që nuk shihni, dhe atë që sheh gjithë bota në Shkodrën e transformuar, ju nuk e ndjeni

Gjergj Luca është rikthyer në Shkodër, jo thjesht si biri i saj, por si zë i një ndërgjegjeje që nuk pranon të heshtë. Në një komunikim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë me ndjekësit e tij të shumtë në rrjetet sociale, ai ka dhënë një tjetër shembull të qasjes së tij atipike ndaj realitetit publik dhe politik.

Kësaj here, ndalesa e tij është Shkodra — qyteti i origjinës, i traditës, i korifenjve dhe i qëndresës. Një qytet që po ringrihet mbi bazat e identitetit të vet, falë një menaxhimi të kthjellët e vizionar nga kryebashkiaku Benet Beci. Një Shkodër që nuk i takon ngjyrave, por njerëzve. Një Shkodër që po e rimerr zërin, pamjen dhe shpirtin.

Në një gjest simbolik, bashkë me një grup të rinjsh, para Bashkisë së Shkodrës, Gjergj Luca dha një mesazh të qartë: për të promovuar jo parti, por vlera — ato që mishërojnë përfaqësuesit e Dukagjinit dhe të Shkodrës, të rinjtë që aspirojnë një Shqipëri europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shkodra po merr frymë nga pastërtia dhe investimet. Po zgjerohet, po mikpret, po jep shembullin e saj sesi pushteti lokal mund të bëhet motorr i zhvillimit dhe model i besimit qytetar. Nga Dukagjini në Velipojë, kjo tokë nuk është as blu e as e kuqe. Shkodra është numri 5 i njerëzve të punës!”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është zëri i një sipërmarrësi që prej vitesh flet pa filtra, por me përmasën e një ndërgjegjeje kolektive. Një komentues i thellë dhe polemist i guximshëm, që nuk pranon t’i nënshtrohet kornizës së ngurtë të konformizmit. Fjalët e tij nuk kërkojnë t’i pëlqejnë kujtdo, por të zgjojnë ata që nuk pranojnë të flenë mbi të njëjtin realitet të mpirë.

Gjergj Luca është një ndër ata që e thonë me zë të plotë atë që shumëkush e mban peng nga frika ose hezitimi. Ai flet për ata që besojnë te puna, për ata që duan ta ndërtojnë të ardhmen me mund e përkushtim. Ai nuk kërkon duartrokitje, por ndërgjegjësim. Nuk flet për ngjyra, por për njerëz. Nuk kërkon përkatësi, por përgjegjësi.

Më 11 maj, thotë ai, është dita për të votuar progresin. Dhe për Gjergj Lucën, progresi nuk është premtim, është punë. Është drejtësi për ata që kanë ngelur të përfaqësuar, është shpresë për ata që ende besojnë se Shqipëria mund të ecë përpara, jo vetëm në fjalë, por në vepra.

A.Vataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?