Gjergj Luca nga Muri i Lotëve në Jeruzalem, uron myslimanët për një agjërim të lehtë dhe të mbarë

Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca ka ndarë me ndjekësit e tij një video nga Muri i Lotëve në Jeruzalem, një nga vendet më të shenjta dhe historikisht të rëndësishme të botës. Në këtë moment reflektimi dhe harmonie ndërfetare, ai ka shfrytëzuar rastin për të përcjellë një urim të veçantë për besimtarët myslimanë, duke i uruar një agjërim të lehtë dhe të mbarë gjatë muajit të Ramazanit.

E ku më mirë se nga ky vend i shenjtë, ku historia dhe besimi ndërthuren në një lidhje të thellë shpirtërore, mund të përcillte ai një mesazh të tillë? Muri i Lotëve, i njohur edhe si Muri Perëndimor, është një simbol i madh i devotshmërisë dhe lutjes, i konsideruar i shenjtë jo vetëm për Judaizmin, por edhe për Krishterimin dhe Islamin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në postimin e tij, Luca shprehet: “Muri i lotëve të hebrenjve, vendi ku mund të lutet kushdo pa dallim kombësie e feje, është edhe vend reflektimi mendor e shpirtëror…”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për ata që nuk janë hebrenj, ky mur është një fragment i një ndërtese që ka sfiduar shekujt, duke qëndruar për më shumë se 2000 vjet. Por për hebrenjtë, ai është një element thelbësor i historisë dhe identitetit të tyre fetar. Muri i Lotëve është e vetmja pjesë e mbetur nga Tempulli i Dytë, i cili dikur ngrihej madhështor mbi Malin e Tempullit, përpara se të shkatërrohej nga romakët në vitin 70 pas Krishtit.

Përmes këtij mesazhi, Gjergj Luca përcjell jo vetëm urimin e tij për myslimanët në muajin e shenjtë të Ramazanit, por edhe një frymë bashkimi dhe respekti mes besimeve të ndryshme, duke treguar se vendet e shenjta mbeten pika takimi për paqen, reflektimin dhe dialogun ndërfetar.

Albert Vataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?