Gjergj Luca: Një peshk ton 550 kg, kemi thyer rekordin e Mesdheut

Gjergj Luca shprehet entuziast për treguesit që po sjell sezoni i peshkimit të tonit. “Një peshk ton 550kg, kemi thyer rekordin e Mesdheut” shprehet ai në videon që ka shpërndarë në rrjetet sociale, ku një ekip i specializuar bën të mundur përmbushjen e kësaj sfide të vështirë dhe me shumë përfitime, për Rozafën, për eksportin por edhe për ekonominë shqiptare, e cila përfaqësohet në tregjet ndërkombëtare me produktet “Made in Albania”.

“Kush punon, fati e ndihmon. Kush s’punon, gjithë ditën përgojon!

Dhe sa të mburremi kot me fjalë po ua tregoj rezultatin me vepra…” shkruan Luca në postimin e tij

Kjo arritje e Kompanisë “Rozafa” është vepër e punës dhe përpjekjeve sfiduese të mujve të tërë dhe një ushtrie punonjësish, përkushtimi i të cilëve shpërblehet bujarisht, duke dëshmuar se gjithçka është e mundur me besimin te njerëzit e apasionuar që e duan dhe i shërbejnë mundit të tyre.

Albert Vataj

SHKARKO APP