Gjergj Luca, “N’xhiro me Syçin” në një bisedë atipike për betejën politike të 11 majit
Sipërmarrësi Gjergj Luca në podcastin “N’xhiro me Syçin” me Ilir Demaliaj: Një analizë e drejtpërdrejtë dhe atipike e sfidës elektorale të 11 majit
Në një intervistë të hapur dhe pa filtra në podcastin “N’xhiro me Syçin” të gazetarit Ilir Demaliaj, sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca ka ndarë mendimet e tij për sfidën elektorale të 11 majit, duke analizuar me emra dhe pa dorashka të gjithë sfiduesit e kësaj gare. Me stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh atipik, Luca komentoi për secilin prej liderëve të përfshirë në këtë proces, duke u ndalur te karakteri, premtimet dhe ajo që, sipas tij, ata përfaqësojnë realisht për të ardhmen e vendit.
Bashkëbisedimi mes Lucës dhe Demaliajt ishte një ndërthurje e natyrshme mes reflektimit personal dhe nxitjes gazetare, ku intervistuesi arriti të krijojë një hapësirë të lirë dhe provokuese, që nxori në pah mendimet autentike të Lucës për politikën shqiptare, realitetin elektoral dhe rolin e qytetarit në vendimmarrje.
Në përfundim të këtij dialogu të sinqertë, Luca përcolli një mesazh të qartë: “Besoni atë që shihni, atë që prekni, atë që ju emocionon. Besoni të vërtetën.” Për të, e vërteta nuk është thjesht një koncept moral, por një rrugë konkrete drejt asaj që ai e quan “Shqipëria europiane” – një vizion i përbashkët, që lind nga realiteti dhe jo nga iluzionet.
A.V.
KOHA JONË SONDAZH

