Gjergj Luca ofron bashkëpunim me Shkollën Profesionale të Elbasanit
Sipërmarrësi Gjergj Luca, ka hedhur një hap të madh bashkëpunimi të Rozafës me Shkollën Profesionale Elbasan, për të kontribuar akoma më shumë, që ai të jetë një institucion dijeje dhe shansesh, një tempull i përmbushjes së ëndrrave dhe realizimit të aspiratave të të rinjve, të cilët duan të ndjekin shkollën e zanateve, shkollën e mundësive, për një të nesërme të sigurt, për një të ardhme që garanton jo vetëm mundësi punësimi, por edhe ofrimit të shërbimeve dinjitoze në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe progresit shoqëror.
“Miq, dua të ndaj me ju një lajm të gëzuar. Firmosëm sot kontratën e bashkëpunimit mes kompanisë Rozafa dhe Shkollës Profesionale të Elbasanit, nxënësit e së cilës do kryejnë praktikat mësimore pranë ambienteve tona. Rozafa, familja e madhe ku çdokush ndihmohet dhe vlerësohet!”
Gjergj Luca u prit me shumë përzemërsi dhe mirënjohje pwr kwtw bashkëpunim, nga stafi i mësuesve dhe drejtuesve tw shkollws, por edhe nga nxënësit, me të cilët ai ndau mendimet e tij, siç garantoi që ky bashkëpunim i Rozafës me këtë inntisucion do të jetë një ogur i mirë për arsimin në Elbasan dhe arsimin profesional në veçanti në këtë qytet.
AV