Gjergj Luca: Parashqevi Simaku, ke qenë dhe do të mbetesh një ikonë

Gjergj Luca ka reaguar pas shpërdorimit që i është bërë në një stuhi virale rrjetesh sociale, këngëtares së mirënjohur, Parashqevi Simaku, e cila hyri në vëmendjen e publikut shqiptar në një moment të vështirë të jetës së saj.

Gjergj Luca dy fjalë për Parashqevi Simankun!

“Parashqevi ti je dashuri dhe unë nuk mund të rri pa bërë një apel. Si djalë artistësh që jam, si pinjoll i dy prindërve të mirënjohur e kam detyrim të ngre zërin, për cilindo që jeta e surprizoi me të papritura, jo të këndshme dhe të bëj thirrje që nëse bëhemi bashkë i japim vlerë artit dhe individit…” shkruan Luca në këtë prononcim publik, në të cilin ai vë theksin te mënyra se si u këqpërdor figura e një artisteje të përmasave të tilla, siç ishte Parashqevi Simaku.

Në këto dy-tre ditë, ç’nuk u tha për këngëtaren. Jo të gjitha ishin dhe mbetën të denja për të. Për Gjergj Lucën si djalë artistësh, Parashqevi Simaku ka qenë dhe do të mbetet një ikonë e këngës shqiptare, e artit.

Në këtë fjalë të sinqerta drejtuar përmes kësaj videoje Parashqevi Simakun, Luca siguroi atë se ai dhe çdo shqiptar në të gjithë botën ka krenari për të dhe për të gjithë ata që si ajo, mes vështirësive dhe shumë pamundësive, me talentin dhe përkushtimin e tyre, ngritën në piedestal artin shqiptar.

Në këtë komunikimi në rrjetet sociale Luca ka shtuar gjithashtu se: “Artisti është ndërgjegjja jonë kombëtare, nëpërmjet frymës së vet, frymëzimit që ka krijuar te njerëzit, ka bërë që të duhet më shumë ky vend, ka bërë që njerëzit të jenë më të ndërgjegjshëm, që të gjejnë rrugët më të mira në jetë.” Luca ka nëvizuar se “Artistët në të gjithë epokat janë rebelë më të mëdhenj të gjithë sistemeve, ata nuk bien dakord me veten dhe sistemet. Dhe kjo mosdakordësi është kripa e një shoqërie.”

Luca duke vijuar shpreh keqardhje për çfarë i ka ndodhur kësaj artisteje të madhe, por të njëjtën keqardhje ai ka për opinionin publik, i cili për 33 vite as se e ka çuar nëpër mend, t’i kujtojë dhe t’i nderojë ato gjigandë që nuk janë më, edhe ata që Zoti i ka shpërblyer me mundësi për të jetuar edhe disa vite. “A e ka kthyer kush kokën nga këta artistë?” pyet Luca, por edhe nga këta artistë të rinj shumë të talentuar. “A ka ndonjë fond për kinematografinë, ndonjë ngacmim për teatrot?” vijon Luca në këtë komunikim, duke mos harruar të kujtojë ato pak investime që bëjnë bashkitë me fondet tyre, për artin, për shpirtin e qytetit, për zërin e shqetësimeve dhe halleve të qytetit të ngritura në skenë.

Në përfundim Luca këshillon të gjitha ata që u përfshinë në këtë stuhi mediatike, mos i shfrytëzoni këto momente të njerëzve të mëdhenj të këtij kombi për të demonstruar se ju jeni të ndjeshëm, dhe jeni gati të bëni namin për këta njerëz që ju dhimbsen kaq shumë.

Albert Vataj

 

SHKARKO APP